Interi edhe pse ka bërë një merkato të fuqishme gjatë verës, drejtuesit e kësaj skuadre nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi paralajmërimet që vijnë nga Italia, thonë se drejtuesit ‘zikaltër’ po përgatiten edhe për një goditje tjetër në merkaton e janarit.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Interi i ka vënë syrin futbollistit të talentuar të Kaljarit, Nikolo Barella.
Mesfushori e ka filluar sezonin në ‘Serie A’ në mënyrë fantastike te Kaljari, duke u bërë objektiv i shumë skuadrave evropiane.
Fillimisht ishin Liverpulli dhe Monako, që i kërkuan shërbimet e Barellas, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.
Interi është duke i prirë bindshëm garës për mesfushorin e rivalit të tyre, pasi edhe vetë futbollisti dëshiron një transferim te ekipi nga Milano.
Në garë për shërbimet e këtij talenti gjithashtu janë edhe Milani e Roma, që mund të tentojnë transferimin e Barellas në janar, mirëpo si duket “neroaxurrët” janë një hap para në garën për nënshkrimin e 21-vjeçarit.