Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e dyta në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Europian.
Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të spostohet në Londër, aty ku Totenhami në ‘Uembli’ do të mirëpret skuadrën e Barcelonës. Kjo ndeshje i takon grupit ‘B’, aty ku mejdanin gjithashtu do të ndajnë edhe PSV Ajndhoveni dhe Interi.
Një tjetër super përballje, është ajo midis Napolit të Elseid Hysajt dhe Liverpullit të Xherdan Shaqirit në grupin ‘C’, ku edhe PSZH-ja e sheikëve do të mirëpret skuadrën ballkanase të Crvena Zvezdës.
Ky takim, njëjtë sikurse edhe ai i grupit ‘D’ midis Lokomotivës së Moskës dhe Shalke 04 do të startojë në ora 18:55, ndërkohë edhe tre përballjet tjera të orës 21:00, janë edhe ato të grupit ‘A’, Atletiko Madridi – Klub Bryzh si dhe Borusia Dortmund – Monako, si dhe ndeshja e grupit ‘D’ midis Portos dhe Galatasarajit.
Liga e Kampionëve, faza e grupeve | ||
Lok. Moscow | 18:55 | Schalke |
PSG | 18:55 | Crvena zvezda |
Atl. Madrid | 21:00 | Club Brugge |
Bor. Dortmund | 21:00 | Monaco |
Napoli | 21:00 | Liverpool |
Porto | 21:00 | Galatasaray |
PSV | 21:00 | Inter |
Tottenham | 21:00 | Barcelona |