Strategu gjerman i Liverpullit, Jurgen Klop ka thënë se Mohamed Sallah nuk është i lumtur në këtë fillim të sezonit me paraqitjet e tij.
Egjiptiani deri më tani ka shënuar vetëm 3 gola, mirëpo shumica e tifozëve të skuadrës nga “Enfilld Roud” shpresojnë se ylli egjiptian do ta ketë stinorin e njëjtë me atë të kaluarin, kur thjesht ishte i pandalshëm për futbollistët kundërshtarë, duke shënuar 44 gola në 52 ndeshje.
Në ndeshjen derbi të së shtunës ndaj Çelzit në “Stemford Brixh”, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin 1:1, Mohamed Sallah u zëvendësua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 66-të.
“Pa dyshime që nuk është i lumtur. Si mund të jetë? Është një situatë normale”, ka thënë trajneri gjerman.
“Por tani është momenti pse ke një menaxher. Do të bisedojmë për këtë. Përderisa ai punon ashtu si punon dhe futet në situata në të cilat futet, atëherë jam i lumtur dhe shumë në rregull” – ka përfunduar Klop.