Polonia ka arritur që të mbrojë titullin e kampionit të Botës në volejboll për meshkuj, pasi sonte në finalen e madhe të zhvilluar në palestrën “Pala Alpitur” në Torino mundi Brazilin me rezultatin e pastërt 3:0 (28:26, 25:20, 25:23).
Ndeshja ishte një përsëritje e finales së vitit 2014-të, kur polakët kishin arritur deri tek titulli pas fitores 3:1 ndaj “selesaos”.
Në këtë mënyrë Polonia rrëmbeu për të dytën herë me rradhë titullin kampion Bote dhe të tretin në histirikun e saj, duke u barazuar me Brazilin dhe Italinë, që gjithashtu kanë nga tre tituj kampion bote.
Brazili në fund duheshe të kënaqet vetëm me medaljen e argjendtë, që është hera e tretë në historikun e tyre.
Më herët gjatë ditës SHBA-të fituan medaljen e bronztë të Botërorit 2018, pasi në finalen e vogël me rezultatin 3:1 mundi Serbinë.