Enis Bardhi mungoi në ndeshjen e Levantes ndaj Alavesit, duke mos qenë as pjesë e 18-shes, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle bëhet fjalë për një dëmtim të mesfushorit shqiptarë.
Nuk dihet ende se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë dhe sa kohë do të mungojë nga fushat e futbollit Bardhi, gjë kjo që ka brengosur edhe trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski, duke pasur parasysh se dy ndeshjet e tetorit që “verdhekuqtë” duhet ti zhvillojnë gjatë muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve janë shumë pranë.
Maqedonia ndeshjen e saj të tretë në kuadër të Ligës “D” në grupin e katërt do ta zhvillojë me 13 tetor kundër Lihtenshtejnit, ndërsa vetëm 3 ditë më pas në Erevan do të përballet me Armeninë.
Ndërkohë për këto dy ndeshje pritet të rikthehet Arijan Ademi, i cili mungoi në ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Armenisë.