Lira i mjafton Vardarit për të mundur Pobedën  (VIDEO)

Vardari ka shënuar edhe fitoren e 6-të sezonale në 8 javët e para të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke konfirmuar se ndodhet në një formë të mirë, pavarësisht krizës financiare që ka kapluar këtë klub, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski sot mundën Pobedën në Shtip me rezultatin minimal 1:0, ku golin e vetëm e realizuan vetëm në pjesën e dytë.

Autorë i golit të vetëm për skuadrën “kuqezi” në këtë përballje ishte braziliani Vilian Lira, i cili përfitoi nga një top i devijuar, pasi paraprakisht Micevski me kokë kishte goditur shtyllën.

Vardari kalon në epërsi në transfertën ndaj Pobedës

Vardari kalon në epërsi në transfertën ndaj PobedësPOBEDA – VARDARI 0:1(V. Lira 57')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 29 септември 2018 г.

E gjithë kjoj ndodhi në minutën e 57-të, ndërsa deri në mbyllje të takimit, edhe përkundër dëshirës së madhe për të barazuar rezultatin, një gjë të tillë nuk arritën të bëjnë dot të përzgjedhurit e trajnerit Meglenski, që në këtë mënyrë duheshe të pajtohen me disfatën e tretrë, që të gjitha të pësuara në terren vendas.

Vardari falë tre pikëshit të sotëm, arrinë në kuotën e 20 pikëve dhe me meritë kryeson renditjen, duke lënë pas vetes Akademia Pandevin me 16, gjegjësisht Shkëndijën me 15 pikë. Në anën tjetër Pobeda vazhdon të ruajë pozitën e katërt me 11 pikë të tubuara.

Leave a Reply