FC Shkupi ka pësuar edhe disfatën e 5-të në kuadër të xhiros së 8-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, duke u renditur në këtë mënyrë vetëm në pozitën e fundit, njofton “infOSport.mk”. Vërtetë për tu habitur, aq më tepër se skuadra nga Çairi para startit të sezonit të ri shihej si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit, pas atyre përforcimeve të bëra gjatë merkatos së verës, të cilat megjithatë po dalin të dështuara.
RENOVA AVANSON PERBALLE FC SHKUPIT
RENOVA AVANSON PERBALLE FC SHKUPITRENOVA – FC SHKUPI 1:0(F. Jusufi 18')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 29 септември 2018 г.
Sot në Tetovë FC Shkupi u mund nga Renova me rezultatin 2:0, ndërsa fitoren e “gjipspunuesve” e paralajmëroi Fatjon Jusufi me golin e realizuar që në minutën e 18-të. Ishte ky goli i katërt i shënuar nga ana e këtij futbollisti në përballjet e fundit ndaj FC Shkupit, skuadër kjo që në pjesën e dytë pranoi edhe golin e dytë, që erdhi me autorë Vllatko Stojanovski, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 54-të.
Renova dyfishon rezultatin ndaj FC Shkupit
Renova dyfishon rezultatin ndaj FC Shkupit RENOVA – FC SHKUPI 2:0(V. Stojanovski 54' – pen)
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 29 септември 2018 г.
Për Renovën ishte kjo fitorja e dytë brenda pak ditëve, pas asaj ndaj Akademia Pandev në Strumicë, me ç’rast kjo skuadër tashmë renditet në pozitën e 5-të me 10 pikë, ndërkohë FC Shkupi me vetëm 5 pikë renditet në pozitën e fundit.