Pobeda në mungesë të stadiumit, ndeshjet e saj po i zhvillon jashtë qytetit të Prilepit, aty ku gjithnjë kjo skuadër kishte një përkrahje të madhe nga tribunat e stadiumit. Ndeshjen ndaj Vardarit për herë të parë do ta zhvillojë në Shtip, duke pasur parasysh se gjatë këtij sezoni të gjitha ndeshjet si vendas i kishte zhvilluar në Manastir.
Vardari në këtë ndeshje futet si lider dhe me ambicie që të vazhdojë serinë e rezultateve pa humbje, siç ka bërë deri më tani. Në anën tjetër Pobeda futet motivuar si asnjëherë më parë në këtë ndeshje, pas asaj fitore të madhe në mesjavë ndaj Shkëndijës në Tetovë.
NDESHJET MES TYRE
Pobeda është një kundërshtarë shumë i papërshtatshëm për Vardarin, sidomos kur kjo skuadër i lluan ndeshjet si vendas. Në 12 ndeshjet e fundit që Pobeda i ka zhvilluar ndaj Vardarit, ka arritur 6 fitore, kundrejt 3 fitoreve të Vardarit, teksa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime. Vardari nuk dinë për fitore në tre ndeshjet e fundit në ndeshjet ndaj Pobedës në transfertë, ku ka shënuar vetëm 1 gol.
MUNGESAT
Te Pobeda nuk do të mungojë asnjë futboollistë i formaciont të parë, me përjashtim të dy futbollistëve të operuar, Trajkovski dhe Zhoglev, ndërsa te Vardari do të mungojë Besar Iseni si dhe Popzlatanov, që është në dyshim të madh edhe për këtë ndeshje, pasi mungoi në ndeshjen paraprake kundër Sileksit të fituar nga “kuqezinjtë” me rezultatin minimale 1:0.
FUTBOLLISTË TË DALLUAR
Tigran Barsegian vazhdon të jetë një liderët kryesor të Vardarit këtë edicion, skuadër kjo që figuron lartë në renditje, duke kryesuar të njëjtën me 17 pikë. Barsegian përveç 4 golave të shënuar, ai është shumë luftarak dhe krijon atë fantazi para golit kundërshtarë. Në anën tjetër sulmuesi amerikan Kirian Nvabueze nga ndeshja në ndeshje po dëshmon cilësitë e tij të larta, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës, kur përmes forcës dhe shpejtësisë doli fitues përballë mbrojtësit, Mevlan Adili.
Nvabueze bashkë edhe me sulmuesin francez, Makota pritet të jenë rreziku më i madh për portën e Vardarit.