Genç Kalemler kthehet fitues edhe nga Skupi, kryesojnë të vetëm renditjen (VIDEO)

Skuadra debutuese në Ligën e Dytë – Lindje, Genç Kalemler po shijon në maksimum ëndërrën e saj të bukur, e cila shpresojnë të zgjatë edhe më shumë. Skuadra nga Banjica e Poshtme e Gostivarit është lider pas 6 xhirove të para në Ligën e Dytë – Perëndim, kjo falë edhe fitores së sotme në transfertë ndaj Skopjes, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Birol Topçiu në stadiumin e Autokomandës në Shkup shënoi fitore me rezultatin 1:0 falë golit të shënuar nga Burak Menga në minutën e 74-të.

Genç Kalemler avanson ndaj Skopjes në Shkup

Genç Kalemler avanson ndaj Skopjes në Shkup SKOPJE – GENÇ KALEMLER 0:1(B. Menga 74')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 септември 2018 г.

I njëjti futbollistë fare në fund të takimit kishte edhe një rast ideal për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, mirëpo edhe pse doli i vetmuar par portierit Stevkovki, megjithatë nuk arriti që të mposhtë këtë të fundit, ashtu që në fund Genç Kalemler duheshe të pajtohet me një fitore vetëm minimale.

Rasti i Burak Menges ndaj Skopjes

Rasti i Burak Menges ndaj Skopjes. Edhe pse i vetem para portierit kundershtare, nuk i'a arriti qellimit qe te shenoje, mirepo megjithate skuadra e Genç Kalemler pikerisht fale golit te tij shenoi fitore minimale ne udhetim ndaj Skopjes ne ndeshjen e vlefshme te javes se 6-te.

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 25 септември 2018 г.

Megjithatë rëndësi ka që kjo skuadër morri tre pikët e plota, me të cilat tashmë e vetmuar kryeson renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim me 13 pikë, një më shumë se rivalët lokal të Gostivarit, që sot si vendas mundën Teteksin me rezultatin 3:0.

Leave a Reply