Skuadra kërçovare e Vëllazërimit ka harruar shumë shpejtë disfatën e fundjavës ndaj Skopjes në Shkup, duke u rikthyer shumë shpejtë tek fitorja, pasi sot si vendas në kuadër të javës së 6-të mundën ekipin e Pelisterit me rezultatn minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Autorë i golit të vetëm në këtë përballje për Vëllazërimin ishte mesfushori kumanovar, Burhan Aliji, i cili në minutën e 20-të shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 25 metrash.
Ky gol doli te jetë edhe vendimtar në fitoren e skuadrës kërçovare, që në këtë mënyrë mbetet në garë me skuadrat kryesuese, duke u renditur në pozitën e katërt me 9 pikë, 4 më pak se liderët e Genç Kalemler.