David de Gea është portieri i zgjedhur nga kolegët e tij si më i miri në botë në sezonin e kaluar, dhe këtë pasdite do ta marrë çmimin në Gala mbrëmjen e organizuar në Londër. Lajmin e bënë të ditur prestigjiozja spanjolle, “Marca”, e cila në një shkrim tjetër të ditës së sotme gjithashtu kishte bërë të ditur edhe emrin e fituesit të çmimin si futbollistë më i mirë nga ana e FIFA-s.
Në këtë vlerësim duket se është marrë parasysh puna e tij shumë e mirë te Mançester Junajtedi, pasi në Botërorin e fundit në Rusi ai ishte një zhgënjim total si “gardian” i kombëtares së Spanjës, gjë për të cilën mori mjaft kritika.
Sidoqoftë, edhe nën drejtimin e trajnerit të “La Roja” nga Luis Enrike, De Gea është konfirmuar si portieri titullar i kombëtares iberike. Dhe tashmë mbërrin “ratifikimi” i tij si më i miri në botë, bazuar në atë që ka dhënë te Mançester Junajtedi në 7-të sezonet e fundit.
Ai figuron në formacionin më të mirë të edicionit të kaluar, i cili do të zbulohet në ndarjen e çmimeve “The Best” të FIFA-s, sonte.
Përzgjedhja e më të mirëve, një proces që organizohet nga FIFA prej vitit 2005, bëhet nga vetë lojtarët (të gjithë kanë rol të njëjtë).
Nuk ka asnjë aktor tjetër, që merr pjesë në zgjedhjen e më të mirëve për futbollistët. Është 11-shja e “FIFPro”, që FIFA e bën të vetin.
Dida në edicionin e parë, Buffon tri herë, Kasiljas në pesë raste dhe Nojer katër herë janë portierët e listuar në historinë e këtij çmimi. Tani shtohet edhe De Gea.
Sa i takon formacionit më të mirë, së bashku me portierin De Gea, “Marca” ka mësuar se figurojnë edhe emra të tillë si Ramos, Varane, Marsello, Modriç, Rakitiç, Messi dhe Kristiano Ronaldo.
Ndërkohë, për çmimin e portierit më të mirë, ose “Dora e Artë”, të nominuarit janë Kurtua, Shmajhell dhe Lloris.
Në këtë rast, të përzgjedhurit janë produkt i një komisioni ekspertësh të FIFA-s dhe votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve të gjithë botës.