FC Shkupi-Makedonija GJ.P, statistika dhe kuriozitete që duhet ti dini për këtë ndeshje

FC Shkupi këtë edicion edhe pse i përforcuar me futbollistë mjaft cilësor, ende nuk e ka shijuar fitoren e parë. Skuadra nga Çairi në 5 xhirot e para ka regjistruar vetëm dy barazime dhe tre disfata, ndërsa gjithashtu kjo skuadër u eliminua edhe nga Kupa që në raundin e parë, eliminim ky që solli edhe shkarkimin e trajnerit Zekirja Ramadani. Vendin e strategut shkupjan e zuri turku Hajati Sojdash, i cili në dy ndeshjet e para si trajner i FC Shkupit pësoi dy disfata identike (1:2) përballë dy skuadrave më të mira në vend Shkëndijës dhe Vardarit.

Një kundërshtarë si Makedonija Gj.P është mundësia më e mirë që FC Shkupi të marrë fitoren e parë nën drejtimin e tij, edhe atë para tifozëve të flaktë që janë edhe arma më e madhe e skuadrës nga Çairi.

RIVALITETI

Dy skuadra shkupjane që pas vetes kanë edhe tifoz të tyre, mirëpo që në Çair tifozët e Makedonija Gj.P nuk kanë ardhur asnjëherë. Ashtu pritet të jetë edhe nesër, ku “Shvercerat” pritet të kenë fjalën kryesore, ndërsa pritet që edhe futbollistët “bardhekaltër” ti gëzojnë ata me një fitore të madhe. Çdo rezultat tjetër pos fitores së FC Shkupit do të zhgënjente tifozët e flaktë të skuadrës nga Çairi, e cila njihet si një ndër skuadrat më të ndjekura në ndeshjet si vendas.

MUNGESAT

Te FC Shkupi mungesa e vetme do të jetë Besart Krivanjeva, i cili ankohet në lëndim, ndërsa te Makedonija GJ.P të gjithë futbollilstët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në përballjen ndaj FC Shkupit.

HISTORIA

Këto dy skuadra sezonin 2016/2017 u takuan 4 herë, ndërsa asnjëra ndeshje nuk dhuroi më shumë se dy gola. Ndeshja e fundit në Çair u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, ndërsa një tjetër ndeshje që dhuroi dy gola, ishte sërish në Çair, kur me 14 dhjetor të vitit 2016 Makedonija Gj.P fitonte me rezultatin 0:2. Dy ndeshje tjera nga gjithsej 7 të fundit mes këtyre dy skuadrave ishin mbyllur pa asnjë gol të shënuar, ndërsa tre ndeshje tjera ishin mbyllur me nga vetëm një gol. Këto të dhëna tregojnë qartë se edhe nesër nuk priten shumë gola, për më tepër me një skuadër si Makedonija Gj.P që në ndeshjet si mysafir më shumë mbrohet se sa sulmon.

FUTBOLLISTË TË DALLUAR

Te FC Shkupi dallohet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, Bazhe Ilijoski, i cili megjithatë duhet pranuar se nuk është në formën e tij më të mirë. Megjithatë nëse ky i njëjti është në ditën e tij, atëherë çdo portier e ka të vështirë për ta ndaluar. Ilijoski si gjithnjë edhe në ndeshjen e sotme pritet që të ketë ndihmën e Stojkoskit në prapavi, por edhe të Viktor Angellov, i cili në ndeshjen me Vardarin nuk pati ndonjë debutim edhe aq të mirë. Të gjithë shpresojnë se Angellov të tregojë vlerat e tij pikërisht sot ndaj Makedonija Gj.P, skuadër kjo që shquhet me mbrojtjen e saj dhe portierin e mirë, një ish të Shkëndijës, Marko Jovanovski.

Leave a Reply