Java e 6-të në elitën e futbollit vendor gjatë ditës së sotme me vete sjellë edhe 4 ndeshje të tjera, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione në fuqi e Shkëndijës do të jetë mysafir i Sileksit, ndaj së cilës skuadër në 24 ndeshjet e fundit numëron 21 fitore, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje (3:1 në Kratovë në vitin 2015) dhe dy barazime (dy herë 1:1 në Kratovë në vitet 2010 dhe 2017).
Sezonin e kaluar kuqezinjtë triumfuan në të katër duelet me Sileksin, duke shënuar 11 gola dhe duke pranuar vetëm 1, statistika këto që tregojnë qartë se “kuqezinjtë” nga Tetova edhe në takimin e sotshëm janë favoritë absolut ndaj skuadrës së Zhikica Tasevskit.
FC Shkupi në Çair ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit do të kërkojë fitoren e parë në sezonin e ri, me shpresë se do të nis një seri të rezultateve pozitive, ndërsa po të njëjtin problem ka edhe Renova, që tashmë në 4 ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore. Skuadra e trajnerit Jeton Beqiri sot në Tetovë do të mirëpret Bellasicën, skuadër kjo që është përforcuar dukshëm dhe nuk është më ajo skuadër e javëve të para, kur në tre ndeshjet e para kishte pësuar po aq disfata.
Një ndeshje tjetër me mjaft paqartësi pritet të jetë edhe ajo në Manastir midis Pobedës dhe Akademia Pandevin, skuadër kjo që e nisi mjaft mirë edicionin e ri në LPFM, ndërsa me ndeshjen e fundit të Kupës dhe fitoren 6:2 në transfertë ndaj Bregallnicës, dëshmoi se rezultatet që po i arrinë nuk janë të rastësishme.
Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja e parë e kësaj jave, në të cilën Vardari doli fitues në derbin lokal ndaj Rabotniçkit.
LPFM, Java VI |
||
Pobeda | 15:30 | A. Pandev |
Renova | 15:30 | Belasica |
Shkupi | 15:30 | Makedonija Gj.P |
Sileks | 15:30 | Shkendija |
E shtunë |
||
Rabotniçki | 0 : 2 |
Vardari |