Derbi shqiptarë në Ligën e Dytë – Perëndim i zhvilluar në Strugë midis vendasve të Struga Trim Lum dhe Gostivarit, i ka takuar skuadrës nga qyteti i Xhem Hasës, që në fund shënoi fitore me rezultatin e pastërt 4:1, njofton “infOSport.mk”.
Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një rezultat të tillë, pasi skuadra vendase falë golit të Nijas Lenës avansoi vetëm pas 3 minutave lojë.
Epërsia minimale e Struga Trim Lum ishte valide vetëm deri në fundin e pjesës së parë, kur fillimisht Lavdrim Skenderi barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 45-të, Florent Osmani të kalojë për herë të parë në këtë ndeshje në epërsi skuadrëne Gostivarit.
I njëjti futbollistë në minutën e 59-të nga pika e bardhë shënoi edhe golin e tretë për Gostivarin, teksa i rikthyeri Betim Miftari në minutën e fundit të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë Struga Trim Lum 1, Gostivari 4.
Ndeshja në Kumanovë midis Goblenit dhe Labunishtës u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa falë golit të shënuar nga Toni Brnjarçevski në minutën e 97-të Skopje në Autokomandë mundi Vëllazërimin me rezultatin minimal 1:0.
Korabi edhe përkundër fakti se avansoi i parë në Gostivar në përballjen ndaj Genç Kalemler, në fund pësoi disfatë 3:1, ndërsa fitoren e parë në sezonin e ri e regjistroi edhe Teteksi që në Tetovë mundi Pelisterin me rezultatin 2:1.
LDFM – Perëndim, Java V | ||
Skopje | 1 – 0 | Vëllazërimi |
Genç Kalemler | 3 – 1 | Korabi |
Gobleni | 1 – 1 | Labunishta |
Struga Trim & Lum | 1 – 4 | Gostivari |
Teteksi | 2 – 1 | Pelisteri |