Skuadra e Partizanit ka marrë një fitore të madhe ndaj Flamurtarit në kuadër të javës së 5-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga kryeqendra shqiptare pjesë e së cilës që nga minuta e parë ishin Jasir Asani dhe Egzon Belica kishte një dominim të plotë në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, me ç’rast në fund me meritë shënoi fitore 2:0, me nga një gol në secilën pjesë.
Një asist nga ana e Bardhit në minutën e 21-të, bëri që ganezi Mensah të shënojë një super gol, që çoi peshë tifozët e Partizanit “Guerilsat”.
Partizani edhe pas këtij goli vazhdoi të dominojë përballë skuadrës vlonjate, me ç’rast në disa raste i rrezikshëm para portës mysafire u shfaq edhe shkupjani, Jasir Asani, teksa në një rast portën e miqve e rrezikoi edhe mbrojtësi strugan, Egzon Belica.
Partizani-Flamurtari (Përmbledhje)
Partizani-Flamurtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в Петък, 21 септември 2018 г.
Megjithatë edhe përkundër tentativave të shumta, Partizani golin e dytë e gjeti vetëm në minutën e fundit, kur Bruno Telushi shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, duke shfrytëzuar vendosjen jo të mirë të murit të gjallë nga ana e portierit Enea Koliçi, i cili në ato momente ishte i detyruar që të nxjerr topin nga rrjeta e tij edhe për herë të dytë në këtë përballje.
Ishte kjo fitorja e tretë në 5 xhiro për Partizanin e Skender Gegës, që tashmë ndanë pozitën e parë me Skënderbeun, të dyja skuadrat nga 10 pikë, me korçarët që kanë edhe një ndeshje më pak.
Në anën tjetër Flamurtari mbetet në kuotën e 7 pikëve, duke pësuar edhe disfatën e dytë rradhazi, pas asaj të një jave më parë kur në Vlorë u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 0:2.