Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez ka folur për largimin e Kristiano Ronaldos gjatë kësaj vere në drejtim të Juventusit.
Numri një i “mbretërve” zbuloi arsyen pse pranoi ta ulte shumëfish klauzolën e largimit të Kristiano Ronaldos dhe pastaj shitjen e tij të mëvonshme te Juventusi.
“Klauzolat që Real Madridi iu vendos lojtarëve të tij janë për ata që paguajnë“, tha Florentino Pérez para delegatëve të Real Madridit, duke lënë të kuptohet se nuk afrohej asnjë klub për sa ia kishte vënë çmimin yllit portugez.
“Shitja më e shtrenjtë e këtij viti ka qenë ajo e Kristianos. Kur të gjithë besuam se gjëja më e mirë ishte ajo që ndodhi, ne arritëm një marrëveshje. Për të nuk na dha askush më shumë se 100 milionë euro. Pra, oferta e Juventusit ishte më e mira financiarisht. Ai donte të largohej, ndërsa ne nuk kemi pasur shumë oferta”, deklaroi Perez.