Liga Europa, fitojnë Milani dhe Arsenali, Dinamo Zagrebi turpëron Fenerbahçen

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e para të fazës në grupe të Liga Europa. Milanit i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga ana e Gonzalo Higuain për të mundur kampionët e Luksemburgut, Dudelanzh, teksa një fitore mjaft dramatike arriti Bajer Leverkuseni në udhëtim te Ludogoretsi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “farmaceutike” edhe pse kishte disavantazh prej dy golave, në fund arriti një fitore të madhe 2:3, ndërsa Arsenali pa shumë probleme mundi Vorskla Poltavën me rezultatin 4:1. Dinamo Zagrebi, për të cilën skuadër për gjatë 90-të minuutave luajti mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani  në “Maksimir” turpëroi Fenerbahçen e Elif Elmaz, duke mundur me rezultatin e thellë 4:1, ndërkohë Cyrihu falë golit të reprezentuesit tjetër kosovar, Benjamin Kololi me rezultat minimal 1:0 në transfertë mundi AEK Larnakan.

Në këtë ndeshje skuadra zvicerane luajti me një futbollistë më pak në fushë, ndërsa po me një futbollistë më pak në fushë luajti edhe Olimpijakosi që në terren vendas barazoi pa gola me Betisin spanjoll.

Selltiku falë golit të shënuar nga Grifits vetëm dy minuta para fundit të takimit mundi Rosenborgun me rezultatin minimal 1:0, ndërsa fitore identike regjistruan edhe Trnava që mundi Anderlehtin dhe Slavia Praga që ngadhnjeu si vendas ndaj Bordos. FK Kopenhaga luajti vetëm baraz 1:1 me Zenitin në shtëpi, Sportingu i Lisbonës shënoi fitore 2:0 ndaj Karabagut të Ansi Agollit, ndërsa ndeshja midis dy skuadrave me sponzorin e njëjtë, Red Bull, Lajpcigut dhe Salzburgut u mbyll me fitoren e skukadrës austriake,  2:3.

Liga Europa, faza në grupe
AEK Larnaca 0 – 1 Zurich
Arsenal 4 – 1 Vorskla
Celtic 1 – 0 Rosenborg
Din. Zagreb 4 – 1 Fenerbahce
Dudelange 0 – 1 AC Milan
FC Kopenhagen 1 – 1 Zenit Petersburg
Ludogorets 2 – 3 B. Leverkusen
 Olympiakos 0 – 0 Betis
RB Leipzig 2 – 3 Salzburg
Slavia Prag 1 – 0 Bordeaux
Sporting 2 – 0 Qarabag
Trnava 1 – 0 Anderlecht

Leave a Reply