Ekipi i futsal Shkupit ka shënuar edhe një fitore tjetër të rradhës në elitën e futsalit vendor, duke dëshmuar se për momentin është ekipi më në formë dhe se vështirë mund të del skuadër tjetër që do të mund ti ndalë ato këtë edicion.
“Bardhekaltërit” nga Çairi sot në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava mundën kampionët në fuqi të Zhelezarecit me rezultatin e thellë 7:3.
Punën më të madhe të përzgjedhurit e trajnerit Zoran Lekiq e kryen gjatë 20 minutëshit të parë, kur edhe avansuan me rezultatin 5:0. Ndryshe në këtë ndeshje shkëlqeu Eljesa Neziri që realizoi “hat-trik”, derisa nga një gol në këtë përballje realizuan edhe Erkan Seferi, Rexhep Sulejmani, Ylber Alili dhe Eroll Dalip.
Pas kësaj fitore Shkupi vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë, tashmë me 49 pikë, 3 më shumë se Velesi në pozitën e dytë që mundi dje Juventus Seravën me rezultatin 12:2. Një fitore mjaft të rëdësishme morrën edhe Ilirët nga Kumanova në transfertën ndaj SEE Univerzitetit, 6:7, derisa Ciko u mund në teren vendas nga Sasa me rezultatin 2:8.