Me golin e shënuar mbrëmë ndaj Liverpullit në kuadër të Ligës së Kampionëve, sulmuesi i talentuar francez, Kilian Mbape regjistroi një tjetër të arritur personale.
19-vjeçari u bë vetëm futbollisti i katërt i ri që shënon në tre edicione me rradhë. Para tij një gjë të tillë kishin arritur Obafemi Martins me Interin (2002-2004), Karim Benzema (2005-2007) me Lionin dhe Bojan Kërkiç me Barcelonën (2007-2009).
Gjatë sezonit 2016/2017 Mbape kishte shënuar 6 gola me fanellën e Monakos, ndërsa edicionin e kaluar me PSZH-në realizoi 4 gola.
Mbape mbrëmë shënoi golin e dytë për PSZH-në kur barazoi shifrat në 2:2, mirëpo në fund skuadra e tij u mund nga Liverpulli me rezultatin 3:2.
Teenagers to score in THREE different Champions League seasons:
—Karim Benzema
—Bojan
—Obafemi Martins
—Kylian Mbappe pic.twitter.com/j6PlgiVtXN— B/R Football (@brfootball) September 18, 2018