Çelzi mundi Uatfordin me rezultatin 4:3 në një gol shou në “Stemford Brixh” në ndeshjen e parë, pas së cilës kishte siguruar titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e mbetur e javës së 28-të që kaloi në një atmosferë festive, ku fituesi u vendos vetëm në çastet e fundit të takimit.
Trajneri Antonio Konte në këtë ndeshje kishte bërë 9 ndryshime në formacionin bazë, krahasur me 11-të që doli në fushë ndaj Uest Bromuiç Albionit në premten, pasi dy futbollistët e vetëm që luajtën sërish sonte ishin Cesar Azpilikueta dhe Eden Hazard.
E gjithë vëmendja sonte ishte e përqëndruar te kapiteni legjendar i Çelzit, Xhon Teri, i cili sonte zhvillonte minutat e fundit me fanellën “blu”. Ai bëri gjithçka për ta kujtuar për të mirë tifozët e skuadrës së tij, duke shënuar goline epërsisë në minutën e 22-të, por njëkohësisht ndihmoi Etien Kapu për të barazuar shifrat në 1:1. Mirëpo një gabim i tillë u falë menjëherë nga ana e tifzoëve të Çelzit, të cilët në minutën e 36-të iu gëzuan golit të dytë, që mbante firmën e Azpilikuetas.
Me rezultatin 2:1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa Batshuai, i cili të premten kishte realizuar golin e titullit kampion ndaj Uest Bromuiçit, në minutën e 49-të realizoi edhe golin e tretë për Çelzin, për rezultat 3:1. Mirëpo edhe përkundër kësaj epërsie mysafirët nuk u dorëzuan dhe vetëm dy minuta më pas arritën që të ngushtojnë epërsinë e vendasve në 3:2 me anë të Janmaat, ndërkohë Okaka në minutën e 74-të arriti që të barazoj shifrat në 3:3.
Golin e fitores për Çelzin në këtë përballje shumë interesante e realizoi Cesk Fabregas vetëm dy minuta para fundit të takimit, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës së re kampione të Anglisë, që këtë fitore ua dedikoi tifozëve, me të cilët festuan në fund me plotë meritë festuan titullin kampion.