Një gol i hershëm i shënuar nga ana e Burhan Mustafov, i ka siguruar fitoren Pobedës në përballjen e javës së 5-të në Manastir, njofton “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i Teutës së Durrësit golin e vetëm në këtë përballje e realizoi në minutën e 10-të, kur përfitoi nga një gabim i mbrojtësve të Renovës, të cilët nuk reaguan me kohë dhe me të majtën e tij arriti që të mposht portierin Kobetiç.
POBEDA AVANSON NDAJ RENOVËSPOBEDA – RENOVA 1:0(B. Mustafov 9')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.
Për Renovën ishte kjo disfata e tretë në 4 ndeshjet e fundit, duke u futur në një krizë të thellë të rezultateve nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri.
Përveç kësaj skuadra nga Xhepçishti u eliminua edhe nga Kupa e Maqedonisë, ndërsa rastin për të përmirësuar këtë imazh, ata do ta kenë fundjavën që vjen kur në Tetovë do të mirëpresin skuadrën e fundit në tabelë, Bellasicën.
Me 4 pikë të tubuara, Renova renditet në pozitën e 7-të, ndërsa Pobeda me 8 pikë pozicionohet në vendin e 5-të.