FC Shkupi në ndeshjen e saj të pestë ka regjistruar edhe disfatën e tretë, duke thelluar krizën e rezultateve në të cilën ndodhet kjo skuadër që nga fillimi i sezonit të ri në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
SERZHINJO DHE FC SHKUPI AVANSON NDAJ VARDARIT
SERZHINJO DHE FC SHKUPI AVANSON NDAJ VARDARITVARDARI – FC SHKUPI 0:1(Serzhinjo 29')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.
Edhe pse pjesën e parë të besuairt e trajnerit turk, Hajati Sojdash e mbyllën me epërsi minimale (0:1) falë golit të shënuar nga ana e brazilianit Serzhinjo në minutën e 29-të, ata në fund pësuan me rezultatin 2:1, me Vardarin që të dy golat i shënoi në pjesën e dytë.
VARDARI BARAZON NDAJ FC SHKUPIT
VARDARI BARAZON NDAJ FC SHKUPITVARDARI – SHKUPI 1:1(L. Sousa 54')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.
Barazimin “kuqezinjëve” ua solli sulmuesi rezervë, Lira Sousa, në minutën e 53-të, teksa për fitoren e tyre u përkujdes mbrojtësi ukrainas, Evgenij Novak, që në minutën e 62-të shënoi pas një harkimi nga ana e brazilianit, Viktor Nildo Xhufo nga e djathta.
VARDARI BENE KTHESE TE REZULTATIT NDAJ FC SHKUPIT
VARDARI BENE KTHESE TE REZULTATIT NDAJ FC SHKUPITVARDARI – FC SHKUPI 2:1(E. Novak 62')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.
Për Novak ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndeshjen e javës së kaluar kundër Bellasicës në Strumicë, kur falë golit të tij Vardari nxorri një barazim.
Me këtë fitore Vardari figuron lartë në tabelën e klasifikimit. Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski renditet në pozitën e 3-të me 11 pikë, po aq sa ka edhe Shkëndija në vendin e dytë, teksa FC Shkupi tashmë ndanë pozitën e fundit në renditje me Bellasicën, që të dyja skuadrat me vetëm nga dy pikë.