Boreci ka dalë fitues në përballjen derbi të javës së katërt në Ligën e Dytë Lindje përballë Bregallnicës, duke e mundur këtë të fundit midis Shtipit me rezultatin 2:0 nën praninë e dritave të reflektorëve, njofton “infOSport.mk”. Edhe në këtë ndeshje ndër më të dalluarit te skuadra nga Velesi ishte dyshja shqiptare Leonard Kallaba dhe Burhan Mustafa, me këtë të fundit i cili vazhdon të mbajë portën e tij të paprekur tashmë plotë 360 minuta.
Për Borecin ishte kjo fitorja e katërt nga po aq ndeshje, me një gol-averazh impresionues prej 8:0. Me 12 pikë skuadra nga Velesi tashmë i vetëm kryeson renditjen tabelare në Konferencën e Lindjes, duke lënë pas Bregallnicën me 9 pikë dhe Kozhuvin e Emir Skenderit në vendin e tretë me 8 pikë.
Këta të fundit sot gjatë ditës si vendas në Gjevgjeli me rezultatin 2:0 mundën Partizan Obrshanin, teksa në një ndeshje tjetër interesante të kësaj jave, Kit Go në Pehçevë barazoi 1:1 me Tikveshin.
Një super ndeshje me plotë 5 gola dhe në fund fitore të skuadrës vendase zhvilluan Vardar Negotina dhe Detonit Junior, ndërkohë në Radovish, Plaçkovica me rezultatin 2:1 mundi Sasa-n.
LDFM – Lindje, Java IV |
||
Kit Go |
1 – 1 | Tikveshi |
Kozhuvi | 2 – 0 | Partizan O. |
Vardar N. | 3 – 2 | Detonit J. |
Plaçkovica | 2 – 1 | Sasa |
Bregallnica | 0 – 2 |
Boreci |