Vëllazërimi i Kërçovës gjatë ditës së sotme në terren vendas do të mirëpret Teteksin në ndeshjen e vlefshme të javës së 5-të, njofton “infOSport.mk”. Është kjo një ndeshje mes dy njohësve të vjetër, të cilët në 10 ndeshjet e fundit gjithnjë kanë shënuar gola. I tillë ishte rasti edhe në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, kur në Tetovë, Vëllazërimi kishte shënuar fitore 4:2, ndërsa me fitore trajneri Islami shpreson ta mbyllin edhe takimin e sotshëm, ku pret një përkrahje më të madhe nga ana e publikut kërçovarë.
“Sa i përket ndeshjes mendoj që jemi përgaditur maksimalisht në të gjitha aspektet për këtë sfidë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasiqë përballë kemi një kundërshtarë të pa parashikushëm, besoj në futbollistët e mi se do te japin maksimumin në këtë ndeshje dhe me mjaft koncentrim do të futen në lojë, dhe se dalë nga dalë po e kuptojne stilin e lojës që po e aplikojmë në të dy kahjet, si në mbrojtje poashtu edhe në sulm. Gjithashtu presim përkrahje maksimale edhe nga publiku pasi ekipi ynë është shumë i ri në moshe dhe ka nevojë për përkrahje nga tifozëria e mrekullueshme kërçovare” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i Vëllazërimit, Bujar Islami.
Lajmi i mirë për këtë të fundit është edhe rikthimi i Burhan Alijit, që ka lënë pas dëmtimin nga ndeshja e parë kundër Labunishtit në Strugë, si dhe kompletimi i dokumentacionit për qendërmbrojtësin e talentuar, Shqip Tela, i cili ka gjasa të marrë edhe vendin e kapitenit të lënduar, Kushtrim Ballazhi, i cili nuk do të mund të ndihmojë skuadrën. Përveç tij në lëndim ankohet edhe Gëzim Bakievski, me të cilin nuk dëshiron të rrezikojë trajneri Islami, ashtu që edhe ky do të jetë mungesë e rëndësishme në ekipin kërçovarë.
Ndeshja Vëllazërimi – Teteksi starton në ora 15:30.