Shqipëria U21 e pafat, Italia e mund vetëm në shtesë, luan dyshja e Shkëndijës, Zejnullai-Shefiti

Kombëtarja shpresa e Shqipërisë e udhëhequr nga Alban Bushi sonte në Kaljari zhvilloi një miqësore luksi me Italinë, skuadër kjo që fitoren 3:1 e siguroi vetëm në minutat shtesë, me dy gola të shënuar pikërisht pas përfundimit të kohës së rregullt, njofton “infOSport.mk”.

Italia avansoi me golin e shënuar nga DiMarko që në minutën e 23-të, gol ky që ishte valid deri në minutën e 90-të, kur “kuqezinjtë” e Alban Bushit përmes Vrionit barazuan shifrat në 1:1. Sulmuesi i Venecias shënoi një super gol me të majtën e tij, duke shtangur në ato momente “axurrët” e tij, të cilët megjithatë u rikthyen tek fitorja me dy gola të shënuar brenda dy minutave. Murxhia në minutën e 93-të kaloi sërish në epërsi Italinë, ndërsa Parixhini një minutë më vonë vulosi fitoren e “axurrëve”.

Në këtë ndeshje te shpresat e Shqipërisë titullarë luajti Taulant Seferi, që u zëvendësua më pas në fillimin e pjesës së dytë, në të cilën në lojë u inkuadrua edhe dyshja e Shkëndijës së Tetovës, Arbin Zejnullai dhe Shefit Shefiti. Mesfushori Zejnullai në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të, kur zëvendësoi Selahin, teksa sulmuesi Shefiti u inkuadrua në minutën e 80-të në vend të Kastriot Ndaut.

Leave a Reply