Shkëndija mbrojtjet e trofeut të Kupës e nis nesër kundër Kozhuvit

Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Shkëndija, mbrojtjen e trofeut të Kupës së Maqedonisë do ta nis nga Gjevgjelia, aty ku nesër me fillim në ora 15:30 do të përballet me nikoqirët e Kozhuvit në kuadër të 1/16 së finales, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani llogariten si favorit absolut në këtë ndeshje, mirëpo një gjë të tillë do të duhet ta konfirmojnë edhe në fushën e blertë. Ata sezonin e ri futbollistik në vend nuk e nisën edhe aq mbarë, pasi barazuan në dy xhirot e para të kampionatit, për të pasuar më pas dy fitore të njëpasnjëshme, që i rikthyen “kuqezinjtë” në pozitën e tretë, shumë afër dy skuadrave kryesuese në tabelë.

Ata shpresojnë që edhe nesër të vazhdojnë këtë serial të fitoreve, që do ishte e para në kuadër të Kupës për sezonin e ri dhe që do të niste rrugëtimin e mbarë për një tjetër trofe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Leave a Reply