Kuaresma pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë që ndonjëherë ka luajtur në Superligën turke. Portugezi për disa vite me rradhë po shkëlqen me fanellën e Beshiktashit, ndërsa kvintat e tij qoftë në ndeshje futbolli, apo edhe gjatë stërvitjeve marrin shumë hapësira në mediat e ndryshme.
Quaresma, idmanda Loris Karius’u rabona ile avlarken… pic.twitter.com/TY1UkjOn5w
— PlayersDB (@PlayersDB_TR) September 11, 2018
Së fundmi ylli portugez ka prodhuar nga “rabona”, që është edhe specialiteti i tij, kur gjatë një stërvitje me Beshiktashin turpëroi portierin e ri të skuadrës, Loris Karius, i cili si duket ka marrë tatëposhten, që pas asaj ndeshje finale të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit, kur falë dy gafave të tij “mbretërit” në fund shënuan fitore me rezultatin 3:1.