Super Turqia mund me përmbysje Suedinë (VIDEO)

Pasi tre ditë më parë Turqia kishte pësuar disfatë nga Rusia (1:2) edhe përkundër avantazhit (1:0) që kishte në ndeshjen e grupit të dytë në Ligën “B” të Ligës së Kombeve, kësaj rradhe ishin turqit ata që fituan ndeshjen me përmbysje përballë Suedisë, njofton “infOSport.mk”.

Turqia në këtë përballje ishte në disavantazh 0:2, miëpo në fund arriti fitore 3:2, me një gol të shënuar në minutat shtesë të takimit. Figurë qendrore doli të jetë Emre Akbaba, i cili shënoi dy golat e kthesës, kur fillimisht në minutën e 88-të barazoi shifrat në 2:2, që më pas në minutën e dytë shtesë të takimit të vendos rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Suedia 2, Turqia 3.

Ndryshe kombëtarja e Suedisë kishte avantazh deri në dy minuta para fundit të takimit, kur avansonte me rezultatin 2:1 pas golave të shënuar nga Isak Telin (34’) dhe Viktor Kaleson (49’), teksa në favor të turqve kishte realizuar mesfushori i Milanit, Hakan Çalhanogllu (51′).

Pas kësaj ndeshje Rusia mbetet në pozitën e parë të grupit të dytë në Ligën “B” me 3 pikë nga vetëm një ndeshje, ndërsa Turqia ka po aq pikë, mirëpo në dy ndeshje të zhvilluara, teksa Suedia mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë nga vetëm një ndeshje të zhvilluar.

Leave a Reply