Novak Djokovic është mbreti i US Open! Tenisti serb ka mundur në finale argjentinasin Del Potro.
Një finale që ka zgjatur tre sete dhe që i ka sjellë “Noles” titullin e tij të 14-të Grand Slam, duke barazuar kështu legjendën Pete Sampras.
Gjithashtu, Djokovic është bërë tenisti i parë mbas Roger Federer që ka fituar 3 ose më shumë tituj në tre Grand Slam të ndryshëm në epokën Open (6 Australia Open, 4 Wimbledon, 3 US Open).
Për sa i takon ndeshjes, Novak ka fituar setin e parë 6-3 pasi ka thyer shërbimet e Del Potro në lojën e tetë.
Seti i dytë ka qenë më i luftuar, me argjentinasin që është dorëzuar vetëm pas tie break, që është fituar 7-4 nga serbi.
Seti i tretë është dominuar fillimisht nga Djokovic, i cili ka marrë një avantazh të shpejtë 3-1, por Del Potro ka reaguar duke barazuar lojët në 3-3.
Djokovic është kundëpërgjigjur duke fituar tri lojë radhazi dhe duke mbyllur setin me rezultatin 6-3. Një triumf më shumë se i merituar për ish-numrin një të botës.