Klubi i mundjes Liria nga Shkupi ka fituar titullin e Kampionit për junior. Liria në konkurecnë ekipore dominoi në Kampionatin Shtetëror të juniorëve që u zhvillua këtë fundjavë, ku grumbulloi 33 pikë, duke lënë pas vetës Ballkanecin e Shtipit dhe Tefejuzin nga Shkupi.
Sa i përket arritjeve në konkurencën individuale, klubi Liria fitoi 10-të medalje, ndërsa kampion u shpallen Minir Rexhepi në 55 kilogram, Elmedin Sejfullahu në 60 kg si dhe Riad Rexhepi në 74 kg.
Me medalje të argjendtë u stolisën Halit Osmani dhe Shaip brava, ndërsa të bronzt ishin Omer dhe Zeid Fuga, Abdulfeta Osmani, Orhan Xhaferi dhe Uvejs Fejzullahu.