Skuadra angleze e Mançester Junajtedit është e gatshme për një shkëmbim mes futbollistëve me skuadrën kampione të Italisë, Juventusin. Një gjë të tillë raportojnë mediat italiane, sipas të cilave “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të përdorin interesin e Juves për francezin Poll Pogba për të arritur marrëveshjen me Paulo Dybalan.
“Calciomercato.com” pretendon se Murinjo kërkon të përforcojë ekipin e tij me 24-vjeçarin argjentinas që në merkaton e janarit.
Dybala gjatë këtij sezoni ka kaluar shumicën e kohës në stol, pasi ardhja e Kristiano Ronaldos ka ndryshuar skemat e trajnerit Masimiliano Allegri.
Manxhukiç deri tani është një partner më i mirë për portugezin, me Bernardeskin dhe Daglas Kostan që gjithashtu konkurrojnë për një vend titullari.
Dybala është përfolur edhe për një kalim te PSZH-ja, Real Madridi dhe Barcelona.
Kosto e operacionit mund të shkonte rreth 120 mln euro, megjithëse përfshirja e Pogbas do t’i ulte ndjeshëm shifrat.