Roma ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në ndeshjen derbi të javës së 36-të kundër Juventusit, duke shtyer festën e “biankonerëve” kur është në pyetje titulli i kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një super ndeshje, që e arsyetoi epitetin e derbit të vërtetë duke mos lejuar që Juventusi që sonte ti gëzohet njërit prej tre titujve që është në garë për ti fituar.
Edhe pse ndeshja filloi mirë për “juventinët” që avansuan me golin e Leminas në minutën e 21-të, në fund ata duheshe të pajtohen me disfatën e pestë këtë edicion në “Serie A”.
Një gjë të tillë ndaj liderëve aktual paralajmëroi Daniele De Rosi që vetëm 4 minuta më pas barazoi shifrat në 1:1, ndërkohë golat e fitores i realizuan El Sharavi (56’) dhe Naingolan (65’).
Me këtë fitore Roma sërish ngjitet në pozitën e dytë, tashmë me 81 pikë vetëm 4 më pak se Juventusi në pozitën e parë, ndërkohë pas tyre me 80 pikë ndodhet Napoli që sot demoloi Torinon në transfertë me rezultatin 5:0.