Rabotniçki pësoi disfatë 3:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Radniçki Nish në Serbi, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Gjore Jovanovski nuk arriti dot ti bëjë ballë lojës së Radniçkit, skuadër kjo që pjesën e parë e mbylli me epërsi minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Sinisha Babiç.
Gjatë pjesës së dytë skuadra serbe realizoi edhe dy gola të tjerë me autorë Sasha Stojanoviç dhe Marko Mitroviç, duke i shkaktuar në këtë mënyrë një disfatë të thellë skuadrës së trajnerit Gjore Jovanovski, i cili në takimin e sotshëm ju dha mundësinë edhe dy përforcimeve të fundit, Vladimir Dimitrovski dhe Bllagoja Todorovski, i cili 6 muajt e ardhshëm do të luaj si i huazuar nga rradhët e Rabotniçkit.
Pjesë e bankinës rezervë në këtë ndeshje te Rabotniçki, ishin edhe dy futbollistët e talentuar shqiptarë, Lavdrim Fazliu dhe Rinor Ajdini.
Foto: Radniçki Nish