Makedonija Gj.P turpëron Vardarin! Shkëlqen dyshja shqiptare, Bilali asiston, Ademi shënon

Makedonija Gjorçe Petrovi ka turpëruar Vardarin në miqësoren e zhvilluar sot në Shkup në lagjen e Gjorçe Petrovit, duke mundur nënkampionët e vendit me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja shqiptare, Sabit Bilali dhe Ilirid Ademi, i cili shënoi njërin prej golave në rrjetën e Kirovskit.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë Xheferson kaloi në epërsi Makedonija Gjorçe Petrovin.

Pas një aksioni të bukur në minutën e 78-të, ku në rolin kryesor doli të jetë dyshja shqiptare, Bilali-Ademi, ky i fundit shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “kuqezinjëve” nga Shkupi, ndërsa në minutat e fundit të takimit, Tanturovski shënoi edhe golin e tretë për Makedonija Gjorçe Petrovin, që në këtë mënyrë regjistroi edhe fitoren e dytë përballë Vardarit në një ndeshje kontrolluese. Rikujtojmë Makedonija Gj.P kishte mundur Vardarin minimalisht 1:0 edhe në ndeshjen e zhvilluar para fillimit të sezonit, ndërsa në ndeshjen e javës së dytë kampionale, Vardari mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin minimal 1:0.

Makedonija Gj.P ndeshjen e rradhës kampionale, atë të javës së 5-të do ta zhvillojë si vendas përballë Bellasicës, teksa Vardari do të jetë nikoqir i FC Shkupit.

Leave a Reply