Barcelona dhe Real Madridi vazhdojnë pa gabime edhe këtë fundjavë, duke shënuar fitore ndaj kundërshtareve respektiv në xhiron 37-të dhe të parafundit në La Liga, ndërsa gjithashtu vazhdon të mbetet ende temë diskutimi çështja e titullit kampion.
Katalanasit e Luis Enrikes, mundën Las Palmasin në transfertë me rezultat 1:4, ku kryesori i takimit ishte braziliani Nejmar me 3 gola të shënuar dhe një asist të dhënë për Suarezin në golin e parë, ndërsa për Las Palmasin golin e vetëm e realizoi Bigas.
Në anën tjetër “Los Blankosit” me shifra të njejta dominuan ndaj Seviljes. Naço, Toni Kros dhe dy herë Ronaldo ishin golashënuesit për Realin, ndërsa për Seviljen shënoi Jovetiç.
Pas kësaj xhiroje, Barcelona dhe Reali vazhdojnë të kryesojnë renditjen tabelare në La Liga me nga 87 pikë, me blaugranët që janë në avantazh falë rezultateve të ndeshjeve direkte.
Kujtojmë që Reali të mërkurën do të luaj ndeshjen e prapamebtur ndaj Selta Vigos dhe në rast triumfi do ta sheh vetën në krye të tabelës me 3 pikë më shumë se Barça.