Gjatë ditës së sotme ekipi i Struga Trim Lum do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj skuadrës së Dinamo Vranjes, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje trajnerit Aleksandar Tançeski do i shërbejë për të parë nga afër formën momentale të futbollistëve të tij, por gjithashtu për të mbajtur edhe formën garuese të tyre për ndeshjet kampionale në Ligën e Dytë, që i presin gjatë fundjavës.
Struga Trim Lum sezonin e ri në Konferëncën e Perëndimit e nisi mbarë, pasi në tre ndeshjet e para regjistroi dy fitore dhe një barazim, edhe atë që në xhiron e parë në transfertën kundër Goblen Junior. Fitoren e parë në sezonin e ri e morri në transfertën ndaj Vëllazërimit në Kërçovë, teksa në ndeshjen e fundit si vendas me rezultatin minimal 1:0 mundi Teteksin.
Këto rezultate dhe ndarja e pozitës së parë me ekipin e Genç Kalemler kanë shtuar ambiciet e klubit strugan, që sot përballë do të ketë skuadrën e fundit në tabelën e klasifikimit në Superligën e Serbisë, Dinamo Vranjen.
Këta të fundit në 7 javët e para kanë regjistruar vetëm një fitore dhe 6 disfata, me një gol averazh 2:13.
Ndeshja FC Struga Trim Lum – Dinamo Vranje starton në ora 16:30 në stadiumin “Biljani Izvori” në Ohër.