Jahmir Hyka flet si kapiten i Kombëtares së Shqipërisë. Për herë të parë futbollisti i San Jose Earthquakes mbajti shiritin e kapitenit në krah në një ndeshje të kombëtares kuqezi dhe shtatshkurtri nuk mund ta fshihte kënaqësinë.
Çfarë ndjesie ishte të mbanit shiritin?
Nuk e dija që do isha kapiten sot, e mora vesh vetëm para ndeshjes. Është një krenari, për mua kjo nuk do të thotë asgjë. Kishte rëndësi fitorja e ekipit Kombëtar.
Pse nguroni në lojën 1 për 1 në krah?
Është e vërtetë, në fillim nuk e provova shumë, doja të futesha në lojë sa më mirë. Doja të fitoja pak vetëbesim. Nuk ishte një ndeshje perfekte, as nga unë as nga e gjithë skuadra, por rëndësi kanë pikët.
Sa do e ndihmojnë ekipin për vazhdimësi kjo fitore?
Pas miqësoreve që nuk kishim rezultate shumë të mira, e dinim që na duhej fitorja sot. Ishte një ndeshje e hapur, dhe në një farë mënyre ia arritëm që të bënim një kthim të këtyre rezultateve.
Humbët një rast për gol, Hysaj gjithashtu. E dini që golavarazhi vendos në një grup me 3 skuadra?
E dinim shumë mirë. Edhe unë edhe Hysaj, e dinim që duhej të shënonim edhe golin e dytë. Këto 3 pikë ishin të rëndësishme për të parë përpara.