Përfaqësuesja e Maqedonisë garat në Ligën e Kombeve i ka nisur me këmbë të mbarë, pasi sonte në transfertë mundi Gjibraltarin me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat “verdhekuqtë” i shënuan që gjatë pjesës së parë, me Triçkovskin i cili në minutën e 19-të shënoi për 0:1, teksa në minutën e 35-të Ezgjan Alioski realizoi edhe golin e dytë.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në fund doli të jetë edhe përfundimtarë për tre pikët e para të Maqedonisë në kuadër të grupit “D”.
Përveç Alioskit te Maqedonia si titullarë në këtë ndeshje luajtën edhe Enis Bardhi dhe Visar Musliu, i cili ishte një komandantë i vërtetë në mbrojtjen e përfaqësueses së Maqedonisë.
Pas tre ditëve ekipi i Igor Angellovskit zhvillon edhe ndeshjen e dytë, kur si nikoqir në Shkup me 9 shtator do të mirëpresin Armeninë.