Sonte edhe zyrtarish do të startojë kompeticion më i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, që do të jetë një shans më shumë për të siguruar një biletë për në Europianin e ardhshëm, si dhe për të përfituar një shifër të kënaqshme financiare.
Në total janë rreth 76 milionë euro që do t’u shpërndahen 55 kombëtareve pjesëmarrëse.
Pagesa e solidaritetit për çdo skuadër përcaktohet nga divizioni ku merr pjesë dhe përfaqësuesja e Maqedonisë, duke pasur parasysh se është pjesë e divizionit D, e nis me 500 mijë euro të garantuara:
Liga A: €1.5m
Liga B: €1m
Liga C: €750,000
Liga D: €500,000
Më pas, fituesit e çdo grupi përfitojnë sërish:
Fituesit e Ligës A: €1.5m
Fituesit e Ligës B: €1m
Fituesit e Ligës C: €750,000
Fituesit e Ligës D: €500,000
Katër fituesit e “Ligës A” do të luajnë për trofeun e “UEFA Nations League” në qershor 2019 dhe do të përfitojnë sërish:
Fituesi: €4.5m
Finalisti humbës: €3.5m
Vendi 3: €2.5m
Vendi 4: €1.5m
Kjo do të thotë që një skuadër nga Liga A mund të arkëtojë deri në 7.5 milionë euro; 2 milionë euro për Ligën B; 1.5 milionë për Ligën C dhe 1 milionë për Ligën D.
Në këtë mënyrë Maqedonia mund të arkëtojë 1 milionë euro nëse fiton Ligën C, ose 500 mijë euro nga fondi i solidaritetit, nëse nuk ja del të triumfojë.