Interi ende nuk ka hequr dorë nga Luka Modriç

Luka Modriç është kthyer në një nga emrat më të lakuar në ditët e fundit të merkatos së verës, ku thuhej se ai do ti bashkohej klubit të Interit.

Kujtojmë se për këtë çështje është hapur edhe një gjyq ku Reali akuzonte Interin se kishte dashur ti merrte Modriçin kundër rregullores.

Por tashmë merkatoja është mbyllur dhe transferimi nuk u arrit madje Modriç në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të sezonit nga UEFA, kroati deklaroi se do të qëndronte te Real Madrid.

Nga ana tjetër Interi nuk është dorëzuar pavarësisht të gjitha deklaratave, Inter do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriç, transmeton albeu.com.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ku raportohet se “Neroaxurrët” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga “Santiago Bernabeu”.

Leave a Reply