Shkëndija e nisi me dy barazime, mirëpo dy fitoret e njëpasnjëshme në dy xhirot e fundit, bënë që skuadra kampione të renditet në pozitën e tretë me 8 pikë, vetëm një më pak se dy skuadrat kryesuese Rabotniçki dhe Akademia Pandevi që kanë nga 9 pikë.
Kësisoj skuadra “kuqezi” nga Tetova vazhdoi serinë e ndeshjeve pa disfatë, duke pasur parasysh se edhe në 7 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar, përfshirë këtu edhe finalen e Kupës kundër Pelisterit, skuadra e Qatip Osmanit nuk dinte për disfatë.
Për herë të fundit që Shkëndija nuk kishte dalë fitues në një ndeshje kampionale, ishte ajo e 29 prillit, kur ishte mundur nga Pobeda me rezultatin 2:1.
Në këto 10 ndeshje pa humbje, Shkëndija ka shënuar plotë 27 gola, ndërsa ka pranuar vetëm 6.
10 ndeshjet e fundit të Shkëndijës në Maqedoni |
||||
02.09.16:15 | Shkupi | Shkëndija | 1 : 2 | LPFM |
27.08.16:30 | Shkëndija | Bellasica | 4 : 1 | LPFM |
19.08.17:00 | Makedonija GJ.P | Shkëndija | 0 : 0 | LPFM |
11.08.17:00 | Shkëndija | Vardari | 2 : 2 | LPFM |
23.05.20:00 | Pelisteri | Shkëndija | 0 : 3 | Kupa, finalja |
20.05. 16:15 | Shkëndija | Pelisteri | 4 : 0 | LPFM |
16.05. 16:15 | Renova | Shkëndija | 0 : 3 | LPFM |
13.05. 16:30 | Shkëndija | Skopje | 3 : 1 | LPFM |
06.05. 16:30 | Sileksi | Shkëndija | 1 : 3 | LPFM |
02.05. 16:00 | Shkëndija | Rabotniçki | 3 : 0 | LPFM |