Sadiki shënon në barazimin me Vardarin, feston me sexhde!(FOTO)

Futbollisti kumanovar i Rabotniçkit, Nehar Sadiki, ka shënuar gol në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Rabotniçki ndaj Vardarit, të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Sadiki golin e shënoi në minutën e 54, duke barazuar përkohësisht rezultatin, pasi paraprakisht për Vardarin kishte shënuar Xhigauri. Kumanovari golin e festoi me sexhde. Ky gol për Sadikun ishte i dyti në këtë sezon me fanellën e “Romantikëve”, përderisa golin  e parë e realizoi ndaj Renovës në Tetovë.

Autor të golave tjerë në përballjen Rabotniçki-Vardari u shënuannga  Barsagian për kampionët që avansoi në të 60-tën për 1:2, ndërsa për skuadrën e Trenevskit dy minuta para fundit barazoi Siljanovski.

Rabotniçki pas këtij barazimi vazhdon në pozitën e tretë në tabelë me 53 pikë./“InfOSport.mk”

Leave a Reply