Totenhami mund Junajtedin, zyrtarizohet si nënkampion i Anglisë (VIDEO)

Totenhami ka shënuar fitore në derbi ndeshjen e javës së 37-të në Premierligë kundër Mançester Junajtedit, duke u konfirmuar kështu si forca e dytë në Premierligë, pas Çelzit që ditë më parë arriti të shpallet kampion i ri i Anglisë, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhuri e trajnerit Poketino në ndeshjen më interesante të javës shënuan fitore me rezultatin 2:1, duke e mbyllur në këtë mënyrë historinë e tyre të lavdishme me fitore ne stadiumin “Vajt Hart Lejn”.

Ishte kjo ndeshja e fundit që Totenhami e zhvilloi në këtë stadium, pasi sezonin tjetër ndeshjet e saj si nikoqir do ti zhvillojë në stadiumin “Uembli”, për tu kthyer sërish në këtë stadium pas një viti, por me një dizajn të ri dhe dyfishin e kapacitetit të tanishëm.

Sa i përket ndeshjes kundër “Djajve të Kuq”, Viktor Ëanyama dhe Hari Kejn me nga një gol të shënuar në secilën pjesë ishin autorë të golave për “spërsat”, derisa golin e vetëm për Junajtedin në këtë transfertë e realizoi, Uejn Runi, për të cilin ishte ky goli i 7-të personal  i shënuar në “Vajt Hart Lejn”.

Totenhami me 80 pikë konfiroi pozitën e dytë, duke u shpallur nënkampion i Anglisë, edhe atë për herë të parë pas vitit 1963, ndërkohë Mançester Junajtedi tashmë ndodhet në pozitën e 6-të me 65 pikë të tubuara.

Leave a Reply