“CIES Football Observatory” ka bërë një përllogaritje të investimeve të bëra nga ana e klubeve më të mëdha europiane në 8 vitet e fundit (2010-2018).
Statistikat flasin se skuadra kampione në fuqi e Anglisë, Mançester Siti ka shpenzuar më shumë në blerjen e futbollistëve të rinj, të cilët po japin edhe rezultatet e duhura. Pas tyre renditet edhe një skuadër tjetër angleze, Çelzi, teksa në vendin e tretë në këtë renditje ndodhet Barcelona, një tjetër skuadër kampione në fuqi e vendit të saj. Skuadra “katalunase” në këto 8 vitet e fundit ka jarxhuar edhe më shumë se sheikët e Paris Sen Zhermenit që ndodhet në vendin e katërt, teksa Mançester Junajtedi është skuadra e tretë angleze në TOP5.
Juventusi është skuadra e parë italiane në këtë renditje, ndërkohë që në TOP20 bëjnë pjesë edhe Roma, Milani dhe Napoli, që renditet në vendin e 17-të, teksa kjo listë mbyllet me Valencian e vendit të 18-të dhe dy skuadrat gjigande gjermane, Bajernin e Munihut dhe Borusia Dortmdundin.