Futbollisti italian Klaudio Markizio ka gjetur ambient të ri, duke u transferuar në kampionatin rus te skuadra e Zenitit. 32 vjeçari pas largimit nga Juventusi këtë verë, ka firmosur kontratë 2 vjeçare me Zenitin, nga e cila do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. Markizio gjithë karrierën e tij e kaloi te Juventusi, duke luajtur vetëm një sezon si huazim te Empoli, ndërsa kjo do të jetë aventura e tij e parë jashtë futbollit italian.
Markizio me Zenitin do të luajnë në Liga Evropa, ku ndodhen në grupin C së bashku me Kopenhagenin, Bordon dhe Slavia Praga.