Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë është vendosur në Gjibraltar, ku do të vijojë përgatitjet për sfidën e parë në Ligën e Kombëve kundër Gjibraltarit të enjten. Pas një lufturimi 3 orë e gjysmë nga Shkupi për në Malaga të Spanjës, ekspedita e Maqedonisë më pas me autobus është transferuar në Gjibraltar.
Stafi teknik në kryje me seleksionuesin Igor Angellovski, futbollistëve iu ka servuar një seancë më të lehtë stërvitore për tu rikuperuar nga udhëtimi i gjatë. Paraprakisht në aeroportin e Malagas, ekipi përfaqësues i Maqedonisë u kompletua pasi direkt nga klubet e tyre kishin udhëtuar një pjesë e futbollistëve si Goran Pandev, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Ilija Nestorovski, Stole Dimitrievski, Darko Velkovski, Aleksandar Trajkovski.
Ekipi në stërvitje punoi i ndarë në dy grupe, futbollistët që kishin patur ndeshje të shtunën filluan me një ngarkesë më të madhe në stërvitje, ndërkohë ato që luajtën të dielën, punuan me intenzitet më të lehtë.
Maqedonia do të vijojë edhe këto ditë me seanca stërvitore për të kryer përgatitjet para sfidës së të enjtes me Gjibraltari, ku pritjet janë fitore dhe starti i suksesshëm në kompeticionin e ri të UEFA-së, Liga e Kombëve.
Foto: InfOSport.mk