Besart Ibraimi në takimin e sotshëm ndaj FC Shkupit, rezultoi deçiziv për Shkëndijën, pasi dy golëshi i tij bëri që skuadra kampione në fuqi të shënojë fitore 2:1 në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.
SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT
SHKËNDIJA BARAZON REZULTATIN NDAJ FC SHKUPIT, IBRAIMI SHËNON NGA PIKA E BARDHËFC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 36')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.
Falë dopietës së sotme, Ibraimi arriti në kuotën e 3 golave të shënuar në 4 javët e para në elitën e futbollit vendor, duke paralajmëruar një tjetër sezon të shkëlqyeshëm dhe me shumë gola. Rikujtojmë Ibraimi për tre sezone resht shpallet golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ishte kjo ndeshja e pestë me rradhë që i shënon FC Shkupit në kuadër të ndeshjeve kampionale.
Ndryshe Ibraimi në 15 ndeshjet e fundit që Shkëndija i ka zhvilluar përballë FC Shkupit, përfshirë këtu edhe dy ndeshje në kuadër të Kupës, ka shënuar plotë 15 gola.
SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT
SUPER IBRAIMI DHE SHKËNDIJA ME EPËRSI MBYLL PJESËN E PARË NDAJ FC SHKUPIT FC SHKUPI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 45')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 2 септември 2018 г.