Barcelona ka demoluar me rezultatin 8:2 skuadrën debutuese në La Liga, Hueskan.
Kuç Ernandez shokoi të pranishmit në “Kamp Nou” me golin e shënuar që në minutën e tretë, mirëpo më vonë pasoi një makth i vërtetë për skuadrën aragonase.
Lionel Messi (16’, 61’), Horhe Pulido (24’ autogol), Luis Suarez (39’, 92’ – penalti), Usman Dembele (48’), Ivan Rakitiç (51’) dhe Zhordi Alba (82’) zbukuruan festën e golave me ngjyrën “blaugrana”, teksa një gol tjetër për mysafirët realizoi Aleksj Gajar (42’).
Falë kësaj fitore të madhe Barcelona arriti që të zbret nga pozita e parë Realin e Madridit, dy skuadra këto që kanë nga 9 pikë.
Ndërkohë Messi sonte u bë futbollisti i parë në historinë e La Ligas, me 150 asistime.