Struga Trim Lum ka shënuar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së tretë në Ligën e Dytë – Perëndim, duke mundur ekipin e Teteksit me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Flamur Tairi, kur në minutën e 30-të arriti që të shënojë nga pika e bardhë.
Struga Trim Lum ishte kundërshtarë më i mirë në këtë përballje, dhe në fund me plotë meritë arkëtoi tre pikët e plota, duke marrë edhe fitoren e dytë me rradhë, pas asaj javën e shkuar në Kërçovë ndaj Vëllazërimit. Këta të fundit sont në Dibër me rezultatin 4:2 mundën Korabin, duke marrë tre pikët e para të këtij sezoni.
Struga Trim Lum falë kësaj fitore, pas tre xhirove me 7 pikë të tubuara bashkë me Genç Kalemlerin kryesojnë renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim.
LDFM – Perëndim, Java III |
||
Korabi |
2:4 | Vëllazërimi |
Skopje | 6:0 | Labunishta |
Genç Kalemler | 3:2 | Gostivari |
Goblen Junior | 0:0 | Pelisteri |
Struga Trim & Lum | 1:0 |
Teteksi |