Shkupi-Shkëndija, tradita në anën e “kuqezinjëve”

FC Shkupi dhe Shkëndija pas pak në stadiumin e Çairit do të zhvillojnë derbi ndeshjen e javës së katërt në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Shkëndija viteve të fundit ka pasur një dominim të plotë ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët shpresojnë të ndryshojnë këtë qasje, sidomos me investimet e fundit të bëra nga ana e drejtuesve të saj.

STATISTIKA

– Katër nga pesë ndeshjet e fundit kanë folur për Shkëndijën, e cila ndeshjen e vetme që nuk e kishte fituar ndaj “bardhekaltërve” nga Çairi, kishte qenë ajo e 30 prillit të vitit 2017-të, kur në Çair këto dy skuadra ishin ndarë me barazimin 1:1.

– Shkëndija në 5 përballjet e fundit ka shënuar 13 gola ndaj FC Shkupi, apo nga 2.6 gola për ndeshje. Në anën tjetër FC Shkupi ka shënuar vetëm dy gola.

–  Fitoren e fundit që FC Shkupi e ka arritur ndaj Shkëndijës, ka qenë ajo e 26 tetorit të vitit 2010, edhe atë në stadiumin e qytetit në Tetovë, kur falë golit të Ermedin Adem, “bardhekaltërit” kishin shënuar fitore minimale 0:1

– 5 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Çair mes këtyre dy skuadrave kanë dhuruar 12 gola, apo nga 2.4 gola për ndeshje. 10 gola ka shënuar Shkëndija, ndërsa vetëm dy gola skuadra e FC Shkupit, edhe atë me autorë Husein Demiri dhe Bujamin Asani, dy futbollistë këto që nuk bëjnë më pjesë te skuadra nga Çairi.

– Në 5 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave arbitrët kanë treguar gjithsej 12 kartonë të verdhë, apo nga 2.4 për ndeshje.

– Nga 12 golat e shënuar në ndeshjet në Çair mes këtyre dy skuadrave, vetëm 3 prej tyre janë shënuar në pjesën e parë, ndërsa plotë 9 gjatë pjesës së dytë.

– 3 nga gjithsej 10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, përfshirë këtu edhe dy të Kupës së Maqedonisë, janë mbyllur me barazim pa gola.

– Besart Ibraimi në katër ndeshjet e fundit, vazhdimisht ka shënuar nga një gol në përballjet me FC Shkupin.

Leave a Reply